Që prej nëntorit, këngëtarja Elvana Gjata ka qëndruar larg rrjeteve sociale. Edhe pse u përfol edhe për zyrtarizimin e një lidhjeje me një biznesmen të pasur në Tiranë, ajo ende nuk ka komentuar rreth kësaj teme.

Me anë të disa postimeve në rrjetet sociale të publikuara më 4 janar, Elvana papritur ka njoftuar se është gati për një rikthim të fuqishëm, por nuk ka preferuar të japë detaje për produktin e ri muzikor që është duke realizuar.

Elvana ka filluar një rrugëtim të ri në karrierën muzikore në kontinentin amerikan. Pasi publikoi hitin ‘Forever is over’ në një bashkëpunim me Poo Bear, Elvana ka gati këngën e radhës.