George Michael zbuloi detajet rreth marrëdhënies me Princeshën Diana, ku ka pohuar se kishte një lloj flirtimi mes tyre.
Këngëtari i ndjerë pop, i cila u takua me Princeshën e Uellsit në Ditën Botërore të AIDS-it në Wembley Arena, u bë një prej personave më të afërt të Dianës, duke pasur takime private, telefonata në orët e vona dhe pëlqime.
Kështu shkruan ndër të tjerash në librin e kujtimeve, i cili shumë shpejt do të dalë në shitje, përkatësisht një vit pas vdekjes së britanikut.
Ajo madje i rrëfeu detajet e shkurorëzimit të saj të çuditshëm nga Princi Charles në vitin 1996, duke thënë se i duhej të shpëtonte me çdo kusht nga “jeta mbretërore “.
“Ajo ishte si shumë femra që më kanë tërhequr në jetë. Nuk kishte asnjë dyshim se edhe asaj i pëlqeja”, shkruan ndër të tjerash në librin autobiografik të Michaelit.
Detajet e marrëdhënies së Michael me Lady D-në, përpjekja për të dalë publikisht dhe problemet me ligjin, janë zbuluar në biografinë e re të David Nolan, “George Michael, Freedom, The Ultimate Tribute 1963-2016″.
Kujtojmë se këngëtari, që ndërroi jetë gjatë vitit të kaluar, kishte pranuar se është homoseksual, por të cilën gjë e kishte zbuluar pas një kohe të gjatë për publikun.
Princesha britanike ndërroi jetë në një spital francez gjatë gushtit të vitit 1997, pasi kishte pësuar një aksident të tmerrshëm automobilistik.





