Evropa Veriore është goditur nga stuhia dimërore “Eleanor”, duke përfshirë Francën dhe Gjermaninë pas Britanisë së Madhe. Si pasojë, është ndërprerë energjia elektrike në dhjetëra mijëra shtëpi si edhe transporti publik është pezulluar.

Një skiator vdiq në Alpet franceze dhe 15 të tjerë u plagosën në një vend tjetër të Francës, katër prej tyre me dëmtime serioze. Një tren doli nga shinat në Zvicër, duke lënë disa njerëz me dëmtime të lehta, ndërsa një person u godit nga rënia e një peme në Holandë, raporton “BBC”.

Shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 200km/h. Stuhia “Eleanor” është stuhia e pestë e Mbretërisë së Bashkuar për këtë sezon.