Një avokate në Ukrainë është gjetur e vrarë, disa ditë pasi ishte angazhuar fuqishëm që një person i dënuar për vrasjen e motrës së saj, të mos lirohet nga burgu.

Trupi i avokates, Iryna Nozdrovska, është gjetur dje në një lagje të kryeqytetit Kiev, pasi ajo ishte raportuar e zhdukur më 29 Dhjetor.

Nozdrovska ishte pre i kërcënimeve për përpjekjet e saj në rastin e personit, Dmytro Rossoshansky, i cili ishte dënuar për vdekjen e Svitlana Sapatanyska, motër e avokates Nozdrovska, në vitin 2015, kur ajo ishte qëlluar ndersa po udhetonte me automjetin e saj.

Gjyqtarët e kanë hedhur poshtë një kërkesë të të dënuarit, Dmytro Rossoshansky, i afërt i një gjyqtari në Kiev, për lirimin e tij sipas një amnistije, në saje të përpjekjeve të mëdha të avokates Nozodrovska./REL