Një prift i cili u martua me një model rumun shumë vite më të ri, është lënë i pastrehë pas divorcit të tyre. Famullitari në pension Philip Clements, 79 vjeç, u martua me Florin Marin, 24 vjeç pasi u njohën në një rrjet social dhe ai shiti shtëpinë e tij në Kent, për të blerë një banesë prej 100,000 eurosh në Rumani.

Vetëm pak ditë pasi Clements i dorëzoi çelësat e banesës së re në Bukuresht, të riut, çifti nisi të kishte zënka dhe u nda. Clements u kthye në Mbretërinë e Bashkuar pa asnjë kacidhe në xhep dhe tani kërkon ndihmën e miqve të tij për të pasur një çati mbi kokë.

Çifti theu një nga rregullat e Kishës së Anglisë, sipas së cilës martesat e të njëjtin seks për klerikët është e ndaluar dhe ata u martuan në një ceremoni modeste në prill të këtij viti.

Ndërsa martesa filloi mirë, gjërat shumë shpejt filluan të krisen, teksa pensionisti tha se u izolua në një vend ku kishte pak miq dhe nuk fliste gjuhën. Clements fillimisht bleu banesën në Bukuresht në emër të tij, por më vonë e kishte vënë atë në emër të Marin, vetëm para pak ditë se ata të ndaheshin.

Ish prifti famullitar tha se e kishte mbajtur të fshehur seksualitetin e tij gjatë gjithë karrierës së tij për shkak të qëndrimit të kishës në lidhje me homoseksualitetin, dhe se nuk mendonte kurrë se do të zhgenjehej në këtë mënyrë.