Zelanda e Re është ndër vendet e para që i hap dyert vitit të ri 2018. Në këtë vend sapo ka mbërritur Viti i Ri, mes festimeve dhe fishekzjarrëve të shumta.
Për disa minuta, vendi është 'ndezur' nga fishekzjarret shumëngjyrëshe, që kanë pushtuar qiellin, ndërsa atmosfera duket tepër festive.