Këngëtarja Elvana Gjata u ka munguar fansave të saj, duke mos qenë fare aktive në rrjetet sociale. Prej kohësh, ajo është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po realizon projektet e reja muzikore.
Mesa duket ajo pret të publikojë projektin e radhës në fillim të vitit. Por kjo nuk është arritja e vetme e Elvanës për vitin 2017. Miq të afërm flasin se ajo këtë vit është fejuar me të dashurin biznesmen nga Tirana. Flitet se artistja ka zyrtarizuar lidhjen e saj dyvjeçare në fshehtësi me një djalë të njohur në Tiranë për jetën e tij të shtrenjtë, që bën dhe për biznesin e tij pasi ka në pronësi një hotel të njohur.
Lidhja e tyre është bërë dhe familjare tashmë, edhe pse pa ndonjë ceremoni Elvana konsiderohet si nusja në familjen e tij. Elvana shijon lidhjen e saj me udhëtime të shumta dhe shpenzime marramendëse, sepse partneri i saj nuk kursen asgjë për të plotësuar këngëtaren në çdo aspekt, shkruan Panorama.
Pas klipit “Lelja’ dhe mbylljes së epokës dashuri & muzikë me Flori Mumajesin, këngëtarja e njohur, Elvana Gjata, hyri në një fazë të re të jetës, që nga rrëfimet e miqve të afërt është vërtet si në përralla.





