Këngëtari Kastro Zizo pritet të martohet sërish!
Pak kohë më parë ai u shpreh në një intervistë se dy martesat e mëparshme nuk rezultuan të suksesshme dhe është afër martesës së tretë.
Dhe kjo po ndodh vërtet pasi sot familja e Kastros ka shpërndarë ftesat e fejesës për të afërmit dhe miqtë.
Sipas "revistawho", këngëtari do të fejohet në datën 30 dhjetor dhe partnerja e tij quhet Elma Sulejmani, por ende nuk dihet profesioni i saj.
Familja e Kastros është shprehur shumë e lumtur për fejesën e djalit ndërsa Kastro vetë nuk ka zbuluar asgjë deri tani.





