14 persona kanë humbur jetën ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi restoranti ku ndodheshin është përfshirë nga flakët.

Zjarri ka rënë në një kat më sipër restorantit në të cilin ndodheshin 100 persona, përfshirë dhe  një grup grash të cilat ishin duke festuar një ditëlindje dhe më pas flakët janë përhapur  edhe aty.

Ngjarja ka ndodhur në Mumbai, Indi, rreth orës 12:30, pas mesnate.

Në kompleksin që u përfshi nga zjarri kishte dhe disa agjenci lajmesh por fatmirësisht, nuk janë prekur nga flakët.