Aktorja e njohur Lindsay Lohan është kafshur nga gjarpëri gjatë pushimeve në Tajlandë.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën dhe ka qenë vetë aktorja që ka zbuluar lajmin me anë të një postimi në Instagram.

Ylli i 'Means Girl' postoi një video të një mjedsi shumë të bukur përpara se të tregonte pickimin e kuq në kuçin e këmbës.

"E dua, është kaq i bukur, vend i mahnitshëm… përveç pickimit të gjarpërit. Ana pozitive është se unë jam mirë. Gëzuar Vitin e Ri dhe Zoti ju bekoftë,"-tha 33-vjeçarja.