Eugent Bushpepa fitoi çmimin e parë në festivalin e fundvitit në RTSH, dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në skenën ndërkombëtare të Eurovizionit.

Kënga "Mall" duket se nuk ishte e rastësishme, por edhe një dedikim për partneren e tij Andian, me të cilën bashkëjeton prej më shumë se 6 vitesh.

Të ftuar sot në “Pasdite në Top Channel”, për herë të parë ata janë shfaqur çift, ndërsa Eugenti ka rrëfyer se kënga fituese e tij i ishte dedikuar pikërisht asaj, me të cilën bashkëjeton prej shumë vitesh.

Historia e çiftit ka nisur në një prej lokaleve të natës ku Genti perfomonte live dhe Andia e ndiqte gjithmonë si fansja e tij më e zjarrtë.