Ajo u vu në qendër të mediave, për shkak se i dashuri i saj Valentin Selaj u arrestua nga autoritetet italiane për përfshirje në trafik droge, i konsideruar nga mediat italiane si bosi i kokainës.

Viola Spiro u sulmua nga të gjithë për shkak të jetës së shtrenjtë dhe luksoze teksa shijonte dashurinë me Selajn në vende të ndryshme të botës. 

Ndërkohë në një foto të publikuar prej saj në rrjete sociale Viola shfaqet me motrën e saj Petrulën dhe me Marin Blushin, nipin e kryetarit të partisë Libra, Ben Blushi.

Viola ka raporte mjaft të mira me kunatin e saj, pasi Marini është i dashuri i motrës, Petrulës. Këtë fakt e ka bërë të ditur Viola duke publikuar një foto të tyre mjaft të afërt në rrjete sociale.

Aktualisht ish-velina e Fiks Fare po drejton një emision sportiv në TVSH.