Pak ditë më parë ajo kurorëzoi dashurinë e saj me fejesë. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Adelina Tahiri.
Tahiri me anë të një fotoje në Instagram ka treguar për fansat e saj se tashmë është martuar.
“Zyrtarisht e martuar”, ka shkruar shkurt ajo.
Kujtojmë se lidhja e saj me biznesmenin maqedonas ka ngjallur reagime të shumta nga fansat, sipas të cilëve ajo nuk duhej asesi të krijonte raporte me këtë mashkull me të cilin ka një diferencë të madhe moshe.





