Një grua ka humbur jetën pasi u përplas për vdekje nga një makinë, teksa ka qënë duke kaluar rrugën.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën "Misto Mame" në Tiranë, ku një automjet tip “Benz” ka marrë përpara një grua. Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe kalimtarja ka ndërrua jetë menjëherë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.