Nuk ka mënyrë më të keqe sesa të fillosh ditën me dhimbje të tmerrshme koke.

Ato janë irrituese dhe bëjnë që dita të mos na ecë mirë.

Ka disa arsye pse ju mund të keni dhimbje koke që në mëngjes.

  • Nuk keni fjetur mjaftueshëm
  • Keni fjetur tepër shumë
  • Keni pirë alkool natën e kaluar
  • Keni gërhitur gjatë natës
  • Nuk e keni pirë ende kafenë që e pini çdo ditë herët në mëngjes
  • Jeni në depresion

Por si mund t’i kaloni këto dhimbje koke:

Një kafe, një dush i ftohte apo një ecje e lehtë mund të ndikojnë që dhimbja e kokës të eliminohet.

Por nëse dhimbja e kokës është diçka që ju ndodh vazhdimisht atëherë duhet të konsultoheni domosdo me një mjek.