Jozefina Topalli gjithmonë ka tërhequr vëmendjen me pamjen e saj si një prej politikaneve më tërheqëse.

Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë nuk ka pasur nevojë që të bëjë ndonjë përpjekje të veçantë për t’u dukur bukur.

Këto ditë ajo ka publikuar një foto nga e kaluara me fëmijët e saj kur kanë qenë të vegjël.

Në këtë fotografi të vjetër të publikuar në Facebook, Jozefina duket e mrekullueshme përkundër thjeshtësisë.

“Një kujtim i ëmbël me fëmijët e vegjël në Shkodër”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.