Aloe Vera ka një mori përdorimesh, duke filluar nga ana estetike deri tek shërimi i sëmundjeve. Ajo përmban sterole bimore, substanca që gjenden në shumë bimë, perime, drithëra, fruta të thata dhe të freskëta, që ndihmojnë si për uljen e niveleve të kolesterolit ashtu edhe për luftimin e inflamacionit.
Prandaj aloe vera përdoret për problemet me lëkurën, shkruan Shëndeti. Dr. Fayyaz Ahmed, konsulent neurolog tek Spitali Hull Royal, rekomandon përdorimin e aloe verës edhe si trajtim për dhimbjet e kokës dhe migrenën.
"Është një relaksues i muskujve dhe dhimbjet e kokës e migrena shkaktohen shpesh nga gulçimi i muskujve përreth kokës dhe qafës. Vetëm aroma qetësuese e aloe verës mjafton për relaksimin e këtyre muskujve."
Dr. Fayyaz sugjeron që ta hiqni lëkurën e gjethes së aloe verës dhe ta përdorni xhelin në duar dhe fytyrë.
"Mund të hidhni edhe deodorant aloe vera ose të përdorni sapun aloe vera në duar dhe fytyrë. E kam përdorur edhe vetë kur kam pasur dhimbje koke dhe ua rekomandoj gjithmonë pacientëve të mi", tregon dr. Fayyaz.