Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Selman Aliajn, djalin që vrau babanë në Shkozë ditën e shtunë.
Në përfundim të seancës, avokati i tij mbrojtës tha për gazetarët se do të kërkojnë të kryhet një akt ekspertimi ndaj djalit Selman Alija për të provuar nëse vuan nga probleme mendore.
“Ne mendojmë që do ketë probleme mendore, do jetë një akt ekspertimi i ngritur nga organi i Prokurorisë me ekspertë ligjorë për të përcaktuar shkallët e përgjegjshmërisë së tij”, u shpreh avokati.





