Marina Fara së bashku më nënën e saj, këngëtaren Eli Fara, kanë zgjedhur që ta kalojnë festën e Krishtlindjes jashtë Shqipërisë, në Paris.

Ajo ka uruar me foto përmes “Instagram”-it Krishtlindjen. Por a e dini se si?

Me disa poza të nxehta nga shtrati i hotelit, teksa shfaqej vetëm me të brendshme festive.

Ndjekësit në rrjete sociale janë mësuar që ta shohin Marinën që provokon shpeshherë duke ekspozuar trupin e saj, dhe ndoshta një pjesë e madhe e tyre për këtë arsye e ndjekin…

Por edhe provokimet duhet të njohin limit! Të paktën në një festë magjike e të shenjtë, siç është ajo e lindjes së Krishtit.

Urimet më të mira që vijnë në këtë ditë, shkojnë për Krishtlindje të gëzuar e të bardhë, një vit të mbarë mbushur me harmoni e mbarësi… Ku qëndron lidhja e një urimi të tillë, ardhur nga shtretërit e hoteleve parisiane me të brendshme sexy, vetëm Marina mund të na e shpjegojë…