Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një pikë karburanti në rrugën e Rinasit.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme.

Autorët kanë kërcënuar rojën e karburantit dhe kanë arritur të marrin rreth 140 mijë lekë të vjetër.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.12.2017, roja i një karburanti në rrugën e Rinasit ka bërë kallëzim pasi dy persona të maskuar dhe dyshuar me armë zjarri me anë të kanosjes i kanë marrë rreth 14 000 lekë të xhiros. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.