Dy javët e fundit të dhjetorit, në vigjilje të festave, përcjellin një atmosferë të gëzueshme e të ngrohtë kudo. Që nga zbukurimet e qytetit dhe dekoracioneve në banesa, zyra e institucione; njerëzit që vrapojnë andej-këndej për të zgjedhur dhuratat për miqtë, të dashurit, familjarët e kolegët; apo edhe festimeve siç është bërë tashmë traditë për të përmbyllur vitin që lëmë pas, sjellin si gjithnjë emocione të gëzueshme e ndjesi pozitive. Dihet: ku ka festë, ka hare!
Shumë prej institucioneve dhe kompanive prej ditësh tashmë kanë dalë për të festuar të gjithë si staf festat e fundvitit në një prej restoranteve apo lokaleve në qytetin e Durrësit, ku pjatat e shijshme dhe muzika e luajtur live apo me dj, elektrizojnë gjithë ekipin. E këtu nuk bëjnë përjashtim as shkollat, ku nxënësit të shoqëruar nga mësuesit festojnë gjithashtu.
Por jo vetëm kolegët që përmbyllin një vit me suksese apo edhe sfida të vështira festojnë këto ditë. Disa prej menaxherëve dhe pronarëve të lokaleve më të frekuentuara në qytetin bregdetar kanë menduar që të sjellin këngëtarët e preferuar shqiptarë për të gjithë ata që iu pëlqen të festojnë deri në orët e para të mëngjesit.
E tillë ishte dhe kjo fundjavë që po lëmë pas, në pritje të natës së magjishme të Krishtlindjes!
“DurrësLajm” ju sjell disa prej momenteve festive në “2 Kitarrat Boutique Hotel & Spa”, “Sema”, “The Wall”, “Port Side”, “New Zodiac”, ku të ftuar ishin Marjeta Billo; grupi “Fisnikët”, Nora Istrefi etj.
Po sonte ku do të shkoni? Në Durrës priten të sjellin atmosferë të shkëlqyer këta këngëtarë: Rovena Dilo dhe familja Qerimi, Juna & Silver dhe si gjithnjë skuadra e “2 Kitarrave” që do të jetë për durrsakët çdo natë deri më 31!
Ju mbetet vetëm të shijoni në maksimum çdo çast e të kaloni gëzuar festat!
*party*





