28-vjeçari Selman Aliaj i cili mëngjesin e sotëm masakroi me çekiç të atin 74-vjeçar, Fejzi Aliaj është shprehur përpara grupit hetimor se “Baba donte me më martu edhe më thoshte që nusen do e ndajmë bashkë, e donte për vete”.
Siç duket, shkaku i konfliktit që solli tragjedinë familjare dyshohet të ketë qenë për çështje morali. I riu do të martohej në datën 14 janar dhe familja kishte nisur përgatitjet për dasmën. Ndërsa babai i tij kishte ftuar fisin dhe miqtë në dasmën e djalit të vogël.
Një sherr mëngjesin e kësaj të diele mes babë e bir solli tragjedinë në familjen Aliaj në Shkozë të Tiranës. Sipas asaj që ka dëshmuar 28-vjeçari, ai ka pasur konflikte të vazhdueshme me të atin për dasmën dhe bashkëshorten e tij të ardhshme. Ai e masakroi për vdekje të atin me çekiç e më pas ia hodhi trupin në liqen. Krimi u zbulua nga policia, e cila bëri të mundur edhe arrestimin e autorit ditën e sotme.





