Një tjetër “Benz” ka rënë pre e hajdutëve në qytetin e Durrësit.

Sipas njoftimit të policisë, më datë 23.12.2017, në lagjen nr. 5, është vjedhur automjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit E.N, vjeç 34.

Edhe në këtë rast vjedhja është kryer gjatë natës dhe automjeti ishte i parkuar para banesës.

Autorët nuk janë identifikuar ende dhe policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Vjedhjet e makinave, mbi të gjitha atyre të tipit “Benz”, janë kthyer masive në qytetin e Durrësit, ku një numër i madh rastesh është regjistruar në zonën e Plazhit në lagjen nr.13. Autorët në shumicën e rasteve nuk janë zbuluar apo kapur ende nga uniformat blu.