Një nënë e re 26-vjeçare që kishte braktisur fëmijët e saj të mitur prej 4 muajsh, është kapur nga policia në portin e Durrësit, në tentativë për të kaluar kufirin.

Policia bën me dije se “Më datë 22.12.2017, në PKK Port Durrës, u kap shtetasja R.C., vjeç 26, banuese në Lushnje, e shpallur në kërkim për largim nga banesa dhe ka braktisur fëmijët që nga muaji gusht 2017. Neni 124 i Kodit Penal”.