Erjona Sulejmani, ish-bashkëshortja e mesfushorit me origjinë shqiptare, Blerim Xhemaili, është "zbërthyer" në një intervistë për emisionin "La Capitane" në Itali, duke treguar për të famshmit e futbollit.

"Sa më të pasur të jenë meshkujt, aq më shumë tradhtojnë. Përse? Sepse jetojmë në një shoqëri në të cilën janë paratë dhe femrat e bukura, që u shtrihen në këmbët e futbollistëve, më e vështirë është që ata të rezistojnë. Ka edhe futbollistë seriozë që zgjedhin t’i përkushtohen familjes. Faji është i grave. Ato lidhen dhe martohen me futbollistët e famshëm, vetëm që të bëhen të famshme. Shumë prej tyre jetojnë në Milano, që tani padyshim është qyteti i eskortave." – shprehet Sulejmani.