Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Elbasan, ku nga një automjet është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja në fjalë është regjistruar në lagjen ‘Emin Matraxhiu’, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Mjeti me targa AA616AB është gjetur i djegur në një rrugicë në lagjen ‘5 Maji’.
Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ndërsa aty ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale gëzhojat. Burime zyrtare pohuan se targa që kishte vendosur mjeti ishte e falsifikuar, ndërkohë mjeti me targat origjinale ndodhet tek pronari i tij. Deri më tani nuk dihet objektivi i sulmit, ndërsa policia po heton rreth ngjarjes.





