Moderatori i njohur Alban Dudushi ka festuar 45-vjetorin e lindjes.
Në këtë 45-vjetor nuk ka munguar një surprizë e stafit të emisionit “top Show”, të cilin ai e drejton prej vitesh.
Moderatori është surprizuar fillimisht nga një material i përgatitur për të ku shfaqet gjatë një pjese të mirë të karrierës së tij dhe më pas një tortë dhe urimet nga stafi dhe partnerja e tij Bieta Sulo.
Ajo nuk ka kursyer fjalët e ëmbla edhe në një postim në rrjete sociale ku ka shkruar: “Me te lumtur se kaq, nuk mund te ishim ne kete 45 vjetor”.





