Një i ri 26-vjeçar është prangosur në flagrancë nga policia e Krujës, pasi rreth mesnatës së të premtes ka aksidentuar për vdekje një këmbësor në aksin rrugor Fushë Krujë – Mamurras.
Njoftimi i policisë Durrës:
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin:
• Drilon Ymeri 26 vjeç, banues në Lezhë.
Më datë 22.12.2017, rreth orës 23:30, në rrugën Fushë Krujë – Mamurras duke drejtuar mjetin tip Posh-Kajan ka aksidentuar shtetasin këmbësor L.J. 50 vjeç, banues në Thuman, Krujë, i cili ka humbur jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale" Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar në nenin 290/3 të Kodit Penal.





