Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të premte në zonën e "Brrylit" në kryeqytet, duke përplasur dy të moshuara.
Të dyja gratë po ecnin në anë të rrugës kur janë përplasur nga makina tip "Peugeot" me targa AA 280 OV. Të moshuarat janë dërguar me urgjencë në spital, dhe gjendja e tyre nuk dihet ende.





