Ylli i skuadrës së Real Madrid, Karim Benzema, ka festuar ditëlindjen e tij të 30-të. Në tortën e ditëlindjes, Benzema ka patur një prej automjeteve më të shpejtë në botë të markës “Bugatti”.

Ai ka kaluar një mbrëmje të paharrueshme së bashku me familjen dhe personat më të afërt, por surpriza e mbrëmjes së ditëlindjes ka qenë pikërisht një urim nga legjenda e boksit, Majk Tajson.

Në një video mesazh, Tajson e ka uruar yllin e Realit duke i thënë: “Përshëndetje vëllai im Karim, të uroj një ditëlindje sa më të bukur dhe të arrish sa më shumë suksese në karrierë. Na vjen keq që nuk munde të jesh pranë nesh në këtë ditë”.