Janë luajtur ndeshjet e fundit të fazës së parë të Kampionatit Kombëtar të Basketboll për meshkuj, sin ë Superligë ashtu dhe ne Kategorinë e Parë.
Skuadra e Teutës është përkohësisht në krye të renditjes në Superligë pas fitores 75-73 arritur në “Asllan Rusi” ndaj Partizanit.
Një takim me rivalitet dhe emocione deri në fund mes dy ekipesh pretendente për titull dhe që ndanin kreun.
Por Teuta arriti të fitojë në sekondat e fundit, duke marrë një sukses të vyer ndaj një rivali direkt.





