Interi pritet të jetë një nga skuadrat më aktive në merkaton dimërore. Objektivi kryesor mbetet Javier Pastore i PSG.
Në prag të Botërorit, argjentinasi nuk dëshiron të humbsë vendin në Kombëtaren “Albiceleste” për në Rusi, dhe për këtë është shprehur i gatshëm për një rikthim në Seria A.
Interi dëshiron ta marrë në formë huazimi Pastore, por parizienët kërkojnë ta shesin, kështuqë zikaltërit duhet të formulojnë një ofertë të re.
Drejtuesit e Interit, në fakt, po këmbëngulin edhe për futbollistin e Manchester United, Henrikh Mkhitaryan, por problemi qëndrion te vetë mesfushori armen, i cili preferon më shumë rikthimin në Bundesligë te Borussia e Dortmundit.





