Revista amerikane Forbes, e specializuar në përllogaritjen e të ardhurave të njerëzve më të pasur në botë, ka publikuar listën e sportistëve me më shumë të ardhura gjatë karrierës së tyre.

Interesant është fakti që sporti i golfit zë dy nga tre vendet e para, por dominojnë edhe ish-“yjet” e NBA. Formula 1 përfaqësohet nga Michael Shumacher në 10-shen e parë, boksi me Floyd Mayweather, ndërsa futbolli nga David Beckham. Ja cilët janë 10 sportistët më të pasur në botë:

 1 – Michael Jordan (1.85 miliardë dollarë) 

2 – Tiger Woods (1.7 miliardë dollarë) 

3 – Arnold Palmer (1.4 miliardë dollarë) 

4 – Jack Nicklaus (1.2 miliardë dollarë) 

5 – Michael Schumacher (1 miliard dollarë) 

6 – Phil Mickelson (815 milionë dollarë) 

7 – Kobe Bryant (800 milionë dollarë) 

8 – David Beckham (800 milionë dollarë) 

9 – Floyd Mayweather (785 milionë dollarë) 

10 – Shaquille O’Neal (735 milionë dollarë)