"E munda kancerin dy herë që të të shihja ty. Të dua! Selfie apo një përqafim?"

Ishte ky mesazhi që mbante në duar fansja e reperit me famë botërore Jay-Z, çka bëri që ky i fundit të ndalonte shfaqjen e tij në Kaliforni të shtunën e kaluar dhe ta merrë atë në skenë, pasi lexoi pankartën.

"Ke mundur kancerin dy herë? Duhet të të jap të paktën një përqafim", u përgjigj reperi.

 Pastaj e mori vajzën në skenë dhe bëri disa foto me të, ndërsa turma brohoriste. "Pikërisht për këtë vajzë ishte mesazhi im,"– tha ai.

Gjatë gjithë fundjavës Christina Cruz, shkruajti në media sociale për të treguar natën më të bukur të jetës së saj.

"Nuk mund t’a besoj që më mori në skenë dhe e kam përqafuar jo një, por dy herë” shkruan ajo në Instagram.

“Takimi me Jay-Z ishte një ëndërr e vërtetë, edhe më mirë nga sa e kisha imagjinuar," tha ajo për BBC News.