Policia e Tiranës ka shoqëruar ditën e djeshme në komisariat babain e Stresit, Sali Lushën.
Ka qënë vetë reperi që ka bërë me dije se babai i tij është ndaluar nga policia, pas protestës së djeshme të opozitë para Parlamentit.
Stresi, e quan si të padrejtë shoqërimin e babait në polici, duke shtuar se nuk do ta ulin kurrë kokën dhe do të jetën në çdo protestë të PD-së.
"Babain tim e kanë shoqëruar vetëm e vetëm se ka marrë pjesë në një protestë të ligjshme. Po na sulmojnë politikisht, pasi ai nuk ka bërë asgjë. Ai ishte në një protestë të ligjshme, ku duhet të marrin pjesë i gjithë qytetarët për të mbrojtur të drejtën e tyre. Jam këtu me vëllanë dhe po presim ti lirojnë, ndërkohë që ju bëj thirrje të qëndrojnë fort…", është shprehur Stresi për News 24.
Nuk janë të pakta rastet kur edhe vet Stresi është ndaluar nga policia, ku rasti më i bujshëm është arratisja e tij nga komisariati një vit më parë.





