Këngëtarja shqiptare ka organizuar sot Baby Shower-in e vajzës së saj.

Zaimina Vasjari më në fund ka konfirmuar gjininë e bebes së saj dhe ashtu siç nuk pritej ka treguar dhe emrin e vajzës.

Ajo ka zgjedhur ta quajë Khloe. Në një festë e gjitha me ngjyra rozë Zaimina është kujdesur deri në detajin më të fundit. Këngëtaren e ndan edhe pak kohë nga lindja e vajzës.