Për shkak të zhvillimeve të ngarkuara në jetën politike në vend, moderatorja Alketa Vejsiu ka njoftuar se kohën e saj televizive për finalen e spektaklit’ Dance with me’ iu desh t’ia linte moderatorit Blendi Fevziu në emisionin e tij politik ‘Opinion’.
Në një kohë kur të gjithë prisnin të shihnin finalen e "Dance with me", të cilën e pati përmendur edhe moderatori Fevziu kur njoftoi shikuesit ditën e enjte se të hënën nuk do të transmetohej emisioni "Opinion" për shkak të finales së spektaklit të vallëzimit, Alketa njofton se spektaklin do të mund ta ndiqni të hënën që vjen.
Mesa duket aktualiteti politik, zgjedhja e kryeprokurorit të përkohshëm në një situatë të tensionuar në Kuvend dhe zhvillimet më të reja në vendimmarrjen e opozitës, bënë që "Dance with me" të spostohej për t'i lënë hapësirë "Opinion".
"Grand Finale te henen qe vjen dt 25 dhjetor!Finalja e spektaklit Dance with me albania do te transmetohet ne 3 ore transmetimi fantastik te henen qe vjen; kjo per shkak te ngjarjeve te aktualitetit te dites se sotme qe do te pasqyrohen ne nje episod special te @opinion ne @rtvklan Faleminderit per mirkuptimin! Po prisja me padurim takimin e rradhes me ju!".- ka shkruar Alketa në Instagramin e saj.
Për finalen e spektaklit do të duhet të presim javën tjetër.





