Princi William dhe bashkëshortja e tij, Kate Middleton i urojnë të gjithëve “Gëzuar Krishtlindjet” përmes rrjeteve sociale. Pallati mbretëror Kensigton Palace, në faqen e tij në Twitter ka postuar kartolinën e familjes mbretërore.
Në foto shihen të pozicionuar Princ William dhe Kate Middleton së bashku me fëmijët e tyre, princin Xhorxh dhe princeshën, Charlotte. Të kuruar deri në detaje si në çdo dalje tjetër publike, në ketë rast bie shumë në sy ngjyra e kaltër dhe blu.
Ajo që vihet re dhe që është komentuar nga media të ndryshme është ngjashmëria e jashtëzakonshme e 2-vjeçares, Charlotte me stërgjyshen e saj Mbretëreshën Elisabeth.





