Ndonëse lidhja e tyre u bë publike 2 vite më parë, mësohet se ata janë në një marrëdhënie prej 5 vitesh, edhe pse fotot e të dyve së bashku janë të pakta.

Megjithëse janë kujdesuar që ta ruajnë raportin e tyre nga kureshtja mediatike, tashmë është mësuar se Rozana Radi, është në lidhje me Shpëtim Karakushin, oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Tiranës.

Çifti u shfaq për herë të parë bashkë në publik, para dy vitesh në Pallatin e Kongreseve, ku Rozana fitoi çmimin e parë në "Kënga Magjike".  

Ndërsa, këtë herë Shpëtimi ka qenë i ftuar në "100 milionë" në Top Channel së bashku me një mik të tij për të provuar fatin në këtë lojë që është bërë familjare për të gjithë.