Pak pasi u përfol që ajo është në prag të martesës dhe sapo lajmi u shpërnda në pothuaj të gjitha mediet rozë e portalet, vetë këngëtarja Adelina Tahiri ka konfirmuar propozimin për martesë.
Në foton e saj të fundit të postuar në “Instagram” nga Vjena, Adelina ka treguar edhe unazën që ka shoqëruar propozimin për martesë.
“Thashë Po…”, shkruan ajo pas kësaj fotoje, e cila është shoqëruar me urimet e të gjithë miqve virtualë.
Kush është fatlumi? Ndoshta Adelina do të na i zbulojë në një tjetër postim…





