Merkato e janarit mund të jetë një fillim i ri për karrierën e Ergys Kaçes. Mesfushori i Kombëtares shqiptare është një nga objektivat e qipriotëve të Apoelit. Mediat greke bëjnë me dije se prej disa kohësh drejtuesit e Apoelit dhe ata të PAOK-ut kanë nisur bisedimet edhe me agjentin e lojtarit shqiptar për të gjetur gjuhën e përbashkët të huazimit.

Diçka që do ta ndihmonte mesfushorin 24-vjeçar të kapte ritmin e humbur prej disa kohësh. Ai ka pasur shumë probleme fizike, por edhe psikologjike gjatë këtij sezoni dhe nuk e kanë lënë të bëjë paraqitjen që të gjithë prisnin prej tij.

Në fillimet e karrierës te PAOK-u, Kaçe përflitej si një nga talentet më të mëdhenj që po luante në futbollin grek, por problemet e shumta e penguan të rritej.

Por, tani ish-trajneri i tij te Paoku, Jorgos Donis, kërkon t’i japë një tjetër shans. Ai e ka vlerësuar maksimalisht Kaçen dhe i ka dhënë gjithmonë besim.