Manjola Nallbani, e ftuara e radhës e emisionit të pasdites "Rudina", u përlot në studio së bashku me moderatoren Magjistari.
Gjatë emisionit, Nallbani u surprizua nga stafi me një insert ku kishte një përshëndetje nga vëllai i saj me të cilin ajo ka një raport shumë të afërt.
Ky moment nuk ka kaluar pa emocione dhe lot në sy jo vetëm për këngëtaren, por edhe për vetë Rudinën pasi që të dyja u përlotën live.
Rudina shtoi se qëkur është bërë nënë e Mias, preket shumë lehtë në momentin kur emocionohet.





