Princi Harry dhe aktorja hollividuane Meghan Markle kanë caktuar datën e martesës. Dasma e shumëpritur mbretërore do të mbahet më 19 maj 2018, ditë e shtunë. Njoftimi është bërë zyrtarisht nga Pallati Mbretëror.
Çifti më i përfolur këto kohët e fundit konfirmoi muajin e kaluar angazhimin e tyre, por nuk kishin caktuar ende një datë zyrtare.
Familja Mbretërore do të paguajë për shpenzimet e dasmës, duke përfshirë shërbimin, muzikën dhe pritjen.





