Alban Skënderaj dhe Miriam Cani me 28 nëntor festuan ditëlindjen e vogëlushes së tyre Amel.
Dhe ishte pikërisht kjo datë kur çifti publikoi këngën "Dhurata" për të gjithë fansat me rastin e ditëlindjes së vogëlushes.
Publikimi i këngës "Dhurata" u prit shumë mirë nga fansat, ku personazh kryesor kishte vogëlushen Amel, dhe të shumtë ishin komentet pozitive që shoqëruan publikim.
Çifti së fundmi me anë të një postimit në Instagram ka lajmëruar fansat se kjo këngë do të ketë dhe një version tjetër atë në gjuhën angleze.





