Dita e nesërme, e shtuna e 16 dhjetorit do jetë ditë mësimi për nxënësit e shkollave parauniversitare.
Nesër të gjitha shkollat do të zhvillojnë normalisht mësim për të zëvendësuar datën 27 nëntor, e hënë, e cila u bë pushim për shkak se e marta dhe e mërkura, 28 dhe 29 nëntor, ishin ditë feste zyrtare, Dita e Flamurit dhe Çlirimi dhe në këtë mënyrë të bëheshin 5 ditë rresht.
Shkollat qëndruan të mbyllura edhe në datën 30 nëntor kur vendi u përfshi nga reshjet e dendura të shiut të cilat shkaktuan përmbytje.





