Ka vetëm pak ditë që ka publikuar klipin e këngës “Amazing”, por duket se këngëtarja Elhaida Dani nuk ndalet me kaq.

Ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto ku tregon se së shpejti do të sjellë 3 këngë për festat e fundvitit: “Në ditët në vazhdim do publikojmë më në fund surprizën për të cilën kam folur …! 3 këngë origjinale nga unë për festat e fundvitit!,”– përfundon Dani në rrjete sociale.

Ajo gjithashtu mori pjesë në festivalin e “Kënga Magjike”, ku u rendit e dyta me këngën  “E ngrirë”.