Dy javë nga mbarimi i vitit, qytetarët në Durrës kanë nisur të bëjnë llogaritë e natës së ndërrimit të viteve.

Qeveria ka miratuar tashmë që pensionistët do të marrin 3 mijë lekë të reja shpërblim për fundin e vitit.

Por çfarë do të blejnë me të pensionistët e Durrësit?

Kanë punuar për vite të tëra, por në vitet e fundit të jetës mundohen të qeshin, sepse nuk qajnë dot! Pensioni për shumicën e tyre nuk i mundësojnë të përballojnë shpenzimet për një jetesë minimale.

Për shumë prej tyre, shpërblimi i fundvitit do të shkojë për blerjen e pulës së detit, që pritet t’i shtohet tryezës festive, pasi gjelin nuk e 'ëndërrojnë' dot!

Ndiqni prononcimet e tyre për DurrësLajm:

K.H.