Këngëtarja egjiptiane e popit thuhet se është dënuar me dy vite burg pasi publikoi një videoklip me përmbajtje erotike që "nxiti shthurjen".
Shima, emri i së cilës është Shaimaa Ahmed, është gjobitur gjithashtu me 420 pound nga një gjykatë në Kajro sipas mediave lokale. Ajo u shpall fajtore për nxitjen e shturjes dhe publikimit të një klipi të pahijshëm.
Menaxheri, Mohamed Gamal mori të njëjtin dënim dhe të dy mund të ankohen kundër vendimit. Në këngën "I Have Issues", Shima shfaqej duke kërcyer përpara një klase me burra, duke derdhur qumësht mbi një banane përpara se ta konsumonte.
Klipi shkaktoi zemërim në Egjipt mbi përmbajtjen e tij eksplicite. Shima kërkoi ndjesë mes kritikave nga deputetë dhe mediat, por megjithatë ajo u arrestua pak pas publikimit të këngës.





