Kate Middleton ka një pseudonim përkëdhelës për vjehrrin e saj, Princin Charles.

Dhe këtë Kate e ka zbuluar gjatë pritjes së liderëve të G7 ditën e premte, ku dukesha dhe Princi Charles, së bashku me bashkëshortët e tyre iu bashkuan Mbretëreshës Elizabeth.

Në këtë moment, Princi Charles kthehet nga Kate dhe Princi William, ndërsa Kate e përshëndet ngrohtësisht me fjalët: “Përshëndetje gjyshi!“, në vend të titullit të tij zyrtar.