Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen nr. 9 në Korçë ku një 31-vjeçare gjatë kryerjes së manovrës për parkim ka humbur kontrollin e mjetit duke ngatërruar gazin me frenat dhe ka hipur mbi trotuar duke dëmtuar një kalimtar.

Ky shtetas pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar

Njoftimi i Policisë:

Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 9, Korçë, pranë ish-Valutës, shtetasja Xh. A., 31-vjeçe, banuese në Korçë, gjatë kryerjes së manovrave për parkim, ka humbur kontrollin e mjetit tip “Benz” të cilin drejtonte dhe për pasojë, ka hipur mbi trotuar duke dëmtuar kalimtarin J. P., 47-vjeç, banues në fshatin Lavdar, Korçë.

Ky shtetas pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar. Drejtuesja e mjetit, ndodhet e shoqëruar në Komisariat ku po kryhen veprimet e nevojshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.